Klubi i Dinamos ka qëndruar në heshtje të plotë, pa dashur të japë asnjë informacion, qoftë për largimin e trajnerit Dritan Mehmeti, ashtu edhe për stafin e ri teknik. “Panorama Sport” zbulon nga burime pranë bluve, se trajnerit Luixhi Di Biaxho pritet t’i bashkohet Ledian Memushaj në rolin e ndihmësit.
Ish-mesfushori i Kombëtares e ka mbyllur me futbollin e luajtur, ndërsa ka drejtuar së fundmi ekipin e të rinjve të Peskarës, ku ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës.
Di Biaxho do të ketë edhe një tjetër ndihmës, që do të jetë italian, ndërsa për pozicionin e përgatitësit atletik është menduar që të qëndrojë në staf Korrado Sakone, i cili ka punuar edhe te Partizani më parë.