“E kuptoj, gjermanët nuk refuzohen”, Bayerni “asist” Strakoshës

David Raya ka përfunduar në fokusin e Bayern Munchen. Kampionët e Gjermanisë po kërkojnë për një portier, pasi Yann Sommer do të transferohet tek Interi në Serie A.

Dhe një nga të preferuarit e bavarezëve është 27-vjeçari spanjoll, pjesë e Brentfordit në Premier League prej vitit 2019. Edhe pse ka lindur në Barcelonë, Raya ka luajtur vetëm në futbollin anglez.

Me Blackburn, Southport dhe Brentford. Me këta të fundit ka zhvilluar performanca tepër pozitive, që sollën edhe debutimin e tij me kombëtaren e Spanjës gjatë marsit të vitit të kaluar.

Në lidhje me transferimin e tij në Gjermani, foli trajneri i Brentfordit. Thomas Frank tregohet i sinqertë, duke u shprehur se e mirëkupton lojtarin e tij. Pasi nëse të thërret Bayerni është e pamundur të refuzosh.

Gjithsesi, drejtuesit e klubit ishullor e kanë bërë të qartë se nuk e lejojnë largimin e portierit për më pak se 40 milionë paund.

Unë mendoj se është e natyrshme që ai dëshiron të largohet nëse është një mundësi e mirë për të. Të gjithë ne mendojmë se shitja e Rayas është një ide e mirë, por duhet bërë me çmimin e duhur”.

Po shkojmë drejt një gjëje të tillë. Dhe le të fokusohemi te portierët e tjerë që kemi”, deklaroi tekniku danez, i cili mund të fillojë t’i besojë Thomas Strakoshës. “Gardiani” i kombëtares kuqezi u transferua te Brentfordi vitin e kaluar.

Por nuk ia ka dalë të fitojë garën për postin e titullarit me spanjollin. Dhe tani vjen Bayerni, që tenton firmën me Rayan, duke i dhuruar një “asist” portierit shqiptar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top