Ballkani, Partizani dhe Struga janë tre skuadrat shqiptare që kanë mbetur ende në garë në Ligën e Konferencës.
Të enjten e datës 10 gusht, Ballkani pret në shtëpi skuadrën nga Gjibraltari të Lincoln Red Imps, Partizani do të udhëtojë drejt Letonisë për t’u ndeshur me Valmieran, ndërkohë që Struga do të përballet në Ohër me ekipin e Swift Hesperange, që vjen nga Luksemburgu.
FK Zalgiris Vilnius (Lituani) / BK Hacken (Suedi)
FC Sheriff Tiraspol (Moldavi) / FC BATE Borisov (Bjellorusi).
Nëse Partizani dhe Struga kualifikohen do vihen përballe një prej ekipeve që eliminohen nga çiftet:
HSK Zrinjski (Bosnje) / Breidablik (Islandë)
Qarabag FK (Azerbajxhan) / HJK Helsinki (Finlandë)
FC Astana (Kazakistan) / PFC Ludogorets 1945 (Bullgari).
Shorti në selinë e UEFA-s do të hedhet me fillim nga ora 14:00 ku Ballkani, Partizani dhe Struga mësojnë kundërshtarin për ‘Play-Off’ nëse kalojnë në këtë fazë të garave.