“Nuk e pashë fare Partizanin me Romën”! Kolela “injoron” të kuqtë: Egnatia është për titull kampion, përballoi Interin

Kolela ka parë nga afër ndeshjen mes Interit dhe Egnatias. Trajneri kampion i Superiores kishte shumë komplimente për Egnatian për mënyrën sesi i rezistoi zikaltërve. Në një intervistë për Top Channel, Kolela u shpreh se nuk ka parë asnjë ndeshje nga Partizani deri tani.

“Ishte një ndeshje shumë e mirë dhe rezistuan dinjitoz përballë një kundërshtari të tillë, komplimente për djemtë dhe trajnerin e Egnatias. Nuk di asgjë se çfarë ka ndodhur tek Partizani, kjo mes Egnatias dhe Interit është ndeshja e parë që shoh për këtë sezon.

Nuk e pash as ndeshjen që luajti me Romën se nuk dija as ku ta shihja. Nuk kam parë asnjë ndeshje ende, me përjashtim të ndonjë pamjeje filmike. Preferoj ti shoh ndeshjet më shumë drejtpërdrejtë se sa në tv.

Nuk e di, për momentin jam duke vlerësuar disa oferta që kam, por po i shoh me qetësi. Mund të përsëris vetëm edhe një herë se kjo Egnatia ishte një skuadër shumë e mirë dhe për mua do të jetë në garë për titullin”, tha Kolela

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top