Lidhja midis Newcastle dhe Arabisë Saudite po bëhet gjithnjë e më e ngushtë.
Pasi “PIF” bleu 80% të klubit në tetor 2021, së fundmi “The Times” ka raportuar se përfaqësuesja e Arabisë Saudite do të zhvillojë dy ndeshjet e radhës miqësore në stadiumin “St. James’ Park”.
Tashmë pritet për t’u parë nëse aventura e trajnerit Roberto Mancini do të nisë nga Anglia, aty ku disa kilometra më larg triumfoi në Euro 2020.