Myrto Uzuni ka marrë vëmendjen e disa klubeve europiane, por jo vetëm, me paraqitjen e sezonit të kaluar. Sulmuesi kuqezi shënoi 23 gola në La Liga 2 në sezonin e fundit.
Sipas “AS”, për sulmuesin e Kombëtares shqiptare është vënë në lëvizje skuadra angleze e Leeds United. Kështu Leeds bëhet klubi i radhës anglez që interesohet për shërbimet e beratasit, pas Southampton dhe Brentford.
Gjithashtu raportohet se Galatasaray në Turqi, Reims ne Francë dhe një klub arab i paidentifikuar kanë interes për Uzunin, kontrata e të cilit me Granadën skadon në 2026 dhe ka një klauzolë largimi prej 25 milionë eurosh.
Përflitet se Granada nuk ka asnjë interes për të shitur Uzunin nën klauzolën e caktuar dhe klubet e interesuara duhet të luftojnë për shërbimet e sulmuesit.