Aksi Londër-Romë mund të mos përfundojë vetëm me Lukaku-n, duke qenë se një tjetër profil mjaft interesant mund të vijë edhe nga Chelsea.
Mourinho ishte mjaft i qartë në konferencat e para për shtyp të sezonit, duke shpjeguar se skuadrës së tij i mungon edhe një mbrojtës.
Dëmtimi i Kumbullës dhe largimi i Ibanez kanë krijuar një boshllëk në mbrojtje dhe pikërisht për këtë arsye dikush mund të mbërrijë në ditë e fundit të merkatos.
Në negociatat që po çojnë Lukaku-n në Romë, Tiago Pinto po përpiqet të fusë edhe një lojtar tjetër. Bëhet fjalë për Trevoh Chalobah, qendërmbrojtës i datëlindjes 1999 me origjinë afrikane, me pasaportë angleze.
Mbrojtësi është gjithashtu në shënjestrën e Bayern Munich.
Megjithatë, nëse Pavard nuk do të transferohet tek Inter-i, atëherë hapësira për Chalobah do të mbyllej dhe automatikisht mund të kishte vend për manovrim për verdhekuqtë.
Do të shohim nëse paketa e plotë nga kryeqyteti anglez mund të bëhet realitet së shpejti. Ndërkohë, tifozët e Roma-s ëndërrojnë.