Java e dytë e Serie A nuk prodhoi shumë surpriza, teksa skuadrat që konsiderohen favorite arritën të marrin maksimumin. Në formacionin e javës të publikuar nga Gola.com bie në sy se Milani dhe Monza janë dy ekipet më të përfaqësuara.
Kuqezinjtë e Piolit mundën 4-1 Torinon, por mbi të gjitha spikati linja e majtë me dyshen Hernandez – Pulisic që ishin të papërmbajtshëm. Të dy arritën që të shënonin ndaj torinezëve, ndërsa tentuan në shumë situata në krahun e tyre.
Monza mundi 2-0 Empolin, duke marrë fitoren e parë në Serie A për këtë edicion. Dy golat e shënuar nga Calponi i dhanë fitoren skuadrës së Monzës e mesfushori është përfshirë në 11-shen më të mirë të javës. Megjithatë për këtë rezultat meritë kishte dhe portier Di Gregorio, I cili me pritjet e tij e mbajti portën e paprekur, duke u vlerësuar si më I miri I javës.
Kampionët në fuqi të Napolit në formacionin e javës së dytë kanë vetëm mbrojtësin e krahut të djathtë, Di Lorenzo, i cili realizoi golin e dytë në takimin ndaj Sassuolos. Mes më të mirëve të javës ndodhet dhe kapiteni i Interit, Lautaro i cili shënoi sërish ndaj Cagliari. Në formacionin e javës janë përfshirë po ashtu dhe Monterisi i Frosinones, Dragusin i Genoas, Samrdzic i Udineses, Ferguson i Bolognas dhe Ngonge i Veronas.