Shqipëria arriti që të fitonte me shifrat 2-0 kundër Polonisë. Super goli i Jasir Asanit dhe goli i Mirlind Dakut vendosën fatin e këtij takimi. Në golin e dytë të shënuar nga ana e Dakut, kishte edhe një moment interesant që tregon fare mirë përjetimin e madh dhe shpirtin e vendosur në punë nga ana e Silvinjos.
Menjëherë pas Daku tundi rrjetën, Silvinjo thërriti afër vetes Kristjan Asllanin pasi duhej t’i jepte disa këshilla për vendosjen në fushë. Por braziliani nuk e kishte marrë ende dot veten nga festa dhe për këtë arsye, nuk arriti dot që të nxirrte asnjë fjalë te Asllani.