Pritet vetëm zyrtarzimi, zbulohet trajneri i ri i kombëtares gjermane

Kombëtarja e Gjerman isë arriti të shuante “zjarrin” e kritikave me fitoren e fundit ndaj Francës, e përfunduar me shifrat 2-1. Shkarkimi i Hansi Flikut duket se ka kthyer normalitetin e përkohshëm në kamp, e ku edhe gjetja e pasuesit po zgjidhet si problem.

BISEDIMET- Prestigjiozja “SPORT1” shkruan se fill pas suksesit kundër “gjelave”, bordi i DFB-së, pra anëtarët e federatës janë vënë në lëvizje për emrin e ri të pankinës e ku synimi i tyre në kushtet e opsioneve të lira përkon me Julian Nagelsmanin.

Mediumi shkon më tej se bisedimet mes palëve janë pozitive dhe ish-tekniku i Bajernit është i hapur në marrjen e “timonit” te përfaqësuesja. Trajneri i përkohshëm, Rudi Fëler, tha paraprakisht në media se brenda 3 javëve ata do të emërojnë pasuesin e Flikut. Gjithsesi, ky personazh nuk preferohet së tepërmi nga legjendat vendëse.

EKSPERIENCA- Julian Nagelsman e ka nisur aventurën në spektrin e trajningut në periudhën 2012, teksa zgjati vetëm një vit në drejtimin e Hofenhamit si ndihmësmenaxher. Nga cikli 2013- 2015, ai mori rolin e trajnerit tek U-19 po në Hofenhaim, ndërsa në etapën 2015-2019 drejtoi ekipin e parë të klubit të mësipërm.

Aventura pozitive dha indikacionet e duhura në bordin e Lajpcigut. Rritja me “demat” shërbeu si trampolinë për t’u zhvendosur drejt Mynihut. Edhe pse firmosi kontratë 5-vjeçare, Nagelsman u shkarkua në maj të vitit aktual, e pasuar me 3 trofe, 1 kampionat dhe 2 Superkupa, ndërsa skema e preferuar vjen me 4-2-3-1.

“NDIHMA” BAVAREZE- Uli Hënes jo më larg se para dy ditësh tha me bindje se Bajerni nuk do ta pengojë Nagelsmanin të bashkohet me kombëtaren nëse palët bien dakord.

Në pistat e mëparshme, kampionët e Bundesligës i vendosët tarifë çdo klubi të interesuar, madje PSG hoqi dorë ndaj Julianit prej këtij fakti. Bavarezët shpenzuan në verën e vitit 2021 25 milionë euro te Lajpcigu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top