Takaj “bekon” skuadrën, presidenti takohet me lojtarët para ndeshjes me Tiranën

Para ndeshjes kundër Tiranës, Skënderbeu merr edhe bekimin e presidentit Ardjan Takaj. Me të mbërritur në Durrës, atje ku kanë qëndruar në “Tropikal Resort”, korçarët janë pritur nga presidenti Ardjan Takaj, i cili pa humbur kohë ka kërkuar mbledhje me gjithë skuadrën.

Takaj ka motivuar të tijtë për sfidën e sotme, duke u kujtuar se janë një ekip me shumë dëshirë dhe grintë. Ndaj, si të tillë, duhet të tregojnë vlerat edhe përballë një kundërshtari të vështirë në letër.

Motivimi i Takajt shihet si i rëndësishëm për lojtarët në vigjilje të ndeshjes ndaj bardhebluve dhe pritet që të ketë impakt psikologjik tek ekipi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top