Laci ka arritur që të fitojë me shifrat 6-1 kundër Teutës. Ujka realizoi dopietë, ndërsa listën e golashënuesve e mbushi Soboëale, Cordeiro, Barjamaj dhe Myrta. Ndërkohë nga krahu tjetër ishte vetëm Gjata që shënoi te Teuta.
Një rezultat ky i papritur jo vetëm për shkak të forcës që ka treguar Teuta në sezonet e kaluara. Durrsakët kanë treguar një forcë të madhe në ndeshjen hapëse me Tiranën në Superiore, por këtë herë ishte gjithçka për t’u harruar.