Interesimi i jashtëzakonshëm, për tre orë u shitën të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri-Çeki

Federata Shqiptare e Futbollit mbrëmë vendosi në shitje biletat për ndeshjen ndaj Republikës së Çekisë në “Air Albania”, e vlefshme për para-kualifikim në Euro 2024.

Edhe pse nuk funksionoi mirë webi, për vetëm tre orë u shitën të gjitha biletat e këtij takimi, shkruan LIG Sport

Një interesim i jashtëzakonshëm për ta parë këtë ndeshje dhe kjo vjen shkaku i fitores të madhe ndaj Polonisë, që forcon ëndrrën për t’u kualifikuar në Euro 2024.

Takimi mes Shqipërisë dhe Çekisë zhvillohet më 12 tetor nga ora 20 e 45 dhe pritet të jetë një atmosferë fantastike në “Air Albania”.

Kujtojmë që “Arena Kombëtare” ka një kapacitet prej 21 mijë 690 ulëse.

Shqipëria përveç ndeshjes ndaj Çekisë në muajin tetor, do të luaj edhe një ndeshje miqësore, përballë Kombëtares së Bullgarisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top