PSG heqi dorë nga Bellingham pasi mendojnë se kanë në radhët e veta një mesfushor po aq të mirë sa anglezi

Nga shumë njohës të futbollit Jude Bellingham po konsiderohet si transferimi më i mirë i kësaj vere.

Mesfushori anglez iu bashkua Real Madridit nga Borussia Dortmund në afatin kalimtar të verës me Los Blancos që shpenzuan 103 milionë euro për transferimin e tij.

Paris Saint Germain gjithashtu ishte në garë për të nënshkruar me anglezin, por ata hoqën dorë në fund dhe nuk bën ofertë në drejtim të Borussia Dortmundit.

Le Parisien ka raportuar se ishte drejtori sportiv i PSG-së, Luis Campos ai që vendosi të refuzonte nënshkrimin me Bellingham, pasi mendon se ka në radhët e veta një futbollist po aq të mirë sa anglez.

Fjala është për mesfushorin 17-vjeçar Warren Zaire-Emery i cili ka dalë nga Akademia e PSG-së dhe po shkëlqen këtë edicion në Ligue 1.

Talenti i madh francez edhe edicionin e kaluar luajti për PSG-në duke bërë paraqitje të mëdha dhe duke fituar besimin e drejtuesve të klubit.

PSG vendosi që mos të transferojë Bellingham në mënyrë që t’i lihet hapësira në mesfushë Zaire-Emeryt me talentin francez që duket se ka një të ardhme të ndritur në klubin parisien.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top