“Idiotët e Milanit vetëm vrapojnë, Newcastle ma hoqi trurin! City? I mërzitshëm”

Arturo Vidal u largua gjatë muajit korrik nga Flamengo, por jo nga kampionati brazilian. Pasi firmosi me Athletico PR. Mesfushorit nga Kili i mungon Champions League, kompeticion ku ka luajtur prej vitesh.

Duelet e forta mes skuadrave europiane nuk i humbet, gjithsesi. “Ish”i i skuadrave si Juventus, Inter, Bayern e Barcelona, nuk është përmbajtur aspak në analizën e takimeve të mesjavës.

Milan-Newcastle ishte ndeshja më e shëmtuar në historinë e Champions League. Jo si ajo mes Portos dhe Shakhtarit, një sfidë madhështore.

Ata idiotët e Milanit, kundër Newcastle më bënë të ndihesha keq, më zhgënjyen. Janë me fat sepse dinë vetëm të vrapojnë, përndryshe nuk do të ishin aty.

Nuk arrij ta kuptoj Newcastle. E mbyllën Premier League në vendin e katërt, por nuk bëjnë asgjë. Fare! Ta neveritin.

Ata duhet të rrezikojnë jetën e tyre nëse është ndeshja e parë në Champions, të tregojnë diçka më shumë. Ma hoqën trurin”, thekson 36-vjeçari.

I cili nuk ndalet me kaq: “City është i mërzitshëm, si gjithmonë. PSG-Dortmund? Më pëlqeu vetëm pjesa e dytë. Në të parën më zuri gjumi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top