U luajtën mbrëmjen e sotme 3 duelet e vlefshme për javën e 6-të të Serisë A, ku nuk munguan surprizat. Sasuolo e Nedim Barajmit, mposhti Interin në “San Siro” me rezultatin 1-2, duke i shkaktuar humbjen e parë në këtë sezon.
Interistët kaluan të parët në avantazh me anë të Dumfris në minutën e 45+1, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, miqtë përmbysën gjithçka. Fillimisht ishte mesfushori i Kombëtares shqiptare, Bajrami që në minutën e 54-t tundi rrjetën Zomer, ndërkohë që Berardi në të 63-tën, vulosi triumfin e Sasuolos.
Në dy duelet e tjera të luajtura paralelisht, Lacio triumfoi ndaj Torinos me rezultatin 2-0, falë golave të Vesinos dhe Zakanjit në minutat 56 dhe 75. Triumf bindës arritën edhe kampionët e Napolit në duelin ndaj Udinezes me rezultatin 4-1.
REZULTATET
INTER 1-2 SASUOLO
45’+1′ Dumfris/ 54′ Bajrami, 63′ Berardi
GOLI I BERARDIT (VIDEO)
GOLI I BAJRAMIT (VIDEO)
GOLI I DUMFRIS (VIDEO)
LACIO 2-0 TORINO
56′ Vecino, 75′ Zakanji
NAPOLI 4-1 UDINEZE
18′ Zielinski (P), 39′ Osimhen, 74′ Kvaratskhelia, 82′ Simeone / 81′ Samarxhiç