S’ka të ndalur më Vedat Muriqi | Sulmuesi kosovar sapo realizoi gol të bukur në La Liga

Vedat Muriqi merr “superxhiro”! Sulmuesi shqiptar i Kosovës, ka realizuar ditën e sotme, golin e katërt radhazi në La Liga, teksa ka tundur rrjetën e portës së Vajekanos, teksa në minutën e 44, gjeti golin e barazimit.

 

Pas Seltës, Gironës dhe Barcelonës, “prehja” e radhës e sulmuesit 29-vjeçar është Vajekano e Ivan Balliut. Pas një harkimi nga e majta, topi u devijua dhe shkoi drejt Muriqit, i cili i vetëm përballë portierit nuk fali, duke gjetur golin e barazimit. Ecuri e frikshme e sulmuesit të Majorkës, që është shndërruar në një “përbindësh” për të tijët, madje së fund ka zgjuar edhe interesin e Atletikos së Madridit.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top