Memelli në prag të duelit me Dinamon: Futbollistët janë koshientë, japim maksimumin në fushë

Vllaznia do të sfidojë nesër në orën 18:00 Dinamon në ndeshjen e vlefshme për javën e 7-të të Kategorisë Superiore. Në prag të kësaj ndeshje, trajneri i kuqebluve Migen Memelli ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp.

“Besoj dhe jam i vetëdijshëm se kemi përgjegjësi, jo për situatën por mënyrën se si dhe çfarë duhet të bënim më mirë në gjithë këto javë sepse mendoj se do të duhej të kishim tre pikë më tepër, por futbolli kështu është.

Të gjithë janë koshientë, lojtarët dhe ne mendojmë që duhet të bëjmë më mirë për klubin dhe të vazhdojmë me pozitivitet përpara sepse javët janë shumë afër dhe nuk i dihet se çfarë rezultatesh sjell nga ndeshja në ndeshje.

Kemi punuar shumë me djemtë nga ana psikologjike, i kemi vlerësuar për atë që kanë dhënë në ndeshjen me Egnatian, gjithsesi besoj bashkarisht nesër do të bëjmë më të mirën për të dalë sa më mirë nga fusha e lojës”, është shprehur ai.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top