Një skuadër që studion kundërshtarin dhe që në momentin e duhur arrin ta ndëshkojë dhe të vrasë ndeshjen, duke marrë në shtëpi tri pikët. Kur të tjerët bien dhe u mbaron oksigjeni, ndoshta duke lënë më shumë hapësirë, Interi merr epërsinë. Kjo ndodh pothuajse gjithmonë këtë sezon dhe ndeshja ndaj Salernitanës është dëshmi e kësaj. Për të konfirmuar dukurinë, në ndihmë vijnë edhe shifrat dhe mbi të gjitha ato të krahasimit mes pjesëve.
Për sa i përket këtij të fundit, Interi deri më tani ka shënuar më shumë në pjesën e dytë. Janë 13 golat, përfshirë edhe Ligën e Kampioneve që kanë ardhur në pjesën e dytë të ndeshjes, krahasuar me 7 të shënuar në të parën.
Numrat konfirmojnë se si zëvendësimet kanë sjellë deri më tani përfitime për një ekip më të pajisur se të tjerët nga pikëpamja e thellësisë së skuadrës. Duke u kufizuar vetëm në Serinë A, në pjesën e parë Interi shënonte mesatarisht një gol çdo 45 minuta, në të dytën shifra zbret në 26.
Një paraqitje e pashembullt në këtë kampionat, vendimtare për të shpjeguar pozicionin e zikaltërve në renditje, në krye të tabelës pavarësisht humbjes në shtëpi ndaj Sasuolos në “San Siro”.
MBROJTJA NË PJESËN E PARË – Por, pavarësisht se në pjesën e dytë mahnit sulmi, në të parën është mbrojtja ajo që vazhdon t’i dhurojë rekorde Interit në Europë. Zikaltrit e kanë mbajtur pesë herë portën e paprekur në kampionat dhe askush nuk ka bërë më mirë se skuadra e Inzagit.
Përveç kësaj, me sfidën ndaj Salernitanës transfertat pa pësuar gol mbërritën në katër, diçka që nuk ndodhte në Serinë A për Interin që nga periudha midis gushtit dhe tetorit 2012.
Së fundmi, zikaltrit kanë mbërritur një tjetër rekord, janë skuadra e vetme nga pesë kampionatet kryesore europiane që ende nuk kanë pësuar gol në pjesën e parë në Serinë A, pasi Leao, Bajrami e Berardi kanë shënuar të gjithë në fraksionin e dytë të lojës.