Lojtarët e Çelsit janë njohur me kartat e tyre në lojën më të re nga “EA Sports”, “EA FC 24” ku kësaj radhe “Blutë” janë më dobët se kurrë.
Ishte vetë klubi nga Londra që ka postuar një video ku lojtarët shikojnë kartat e tyre në lojë, ku mes tyre ishte dhe Broja, i cili nuk u duk aspak i lumtur për atë që pa.
“Foto e shëmtuar. Kartë e turpshme”, ishin fjalët e sulmuesit shqiptar, i cili u duk tepër i zhgënjyer nga vlerësimet që “EA” kishte për të.