Ashtu si çdo protagonist tjetër, edhe Armando Broja kishte një mesazh për tifozët e Çelsit me anë të një videomesazhi nga ana e klubit.
Sulmuesi shqiptar u shpreh tepër i lumtur për golin dhe akoma më shumë për tre pikët që skuadra arriti në këtë transfertë të vështirë.
“Përshëndetje tifozë të Çelsit, këtu është Armando Broja. Ka qenë një rrugë e gjatë nga rikuperimi dhe dëmtimi, por më në fund jam kthyer dhe mirënjohës për startin tim të parë sot (dje).
Akoma më mirë të shënoja dhe të fitonim. Kështu që tre pikët për ne sot (dje) dhe një natë perfekte. Shëndet miq”, shprehej Broja në videomesazhin për klubin.