EKSKLUZIVE/ Zoran Zekiç mund të largohet nga Partizani, zbulohet arsyeja

Zoran Zekiç mund të mos jete më trajner i Partizanit. Kjo jo për shkak të humbjes së fundit me Skënderbeun, por nga një ofertë joshëse që i ka mbërritur nga vendlindja.

Osijeku po kalon një situatë jo të favorshme në kampionat në këtë fillim sezoni dhe drejtuesit janë vënë lëvizje për të gjetur zëvendësuesin e trajnerit Stjepan Tomas.

Bëhet fjalë për një rikthim të Zekiç në stolin e Osijekut, që e ka drejtuar nga sezoni 2015 deri në 2019-ën. Por ky kalim nuk është i lehtë, pasi gjithçka është në dorë të presidentit Gaz Demi, pasi 49-vjeçari kroat është nën kontratë me Partizanin. B

urimet nga mediat kroate bëjnë me dije se presidenca e Osijekut është vënë në kontakte me Zekiç, ku i kanë paraqitur propozimin për t’u rikthyer në elitën e futbollit kroat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top