Me fitoren 4-0 ndaj Bornmëthit të arkivuar, Arsenali i rikthehet sot magjisë së një tjetër mbrëmjeje europiane, ndërsa do të vizitojë francezët e Lensit.
Lajmi i rëndësishëm për skuadrën e Artetës ishte rikthimi në stërvitje i Tomas Partejt, mesfushorit që mungon prej një muaji pas një problemi në ijë.
Anglezët fituan 4-0 ndeshjen e tyre të parë këtë sezon në Europë kundër PSV-së dhe sot do të kërkojë një tjetër fitore për të konsoliduar pozicionin e tyre në Grupin B, të cilin e kryesojnë pas barazimit 1-1 të Seviljes kundër Lensit.
Trajneri Arteta tha se pret një ndeshje shumë të vështirë sot në fushën e francezëve, por ekipi i tij do të kërkojë të regjistrojë ndeshjen e tyre të nëntë radhazi pa humbje në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve: 7 fitore, 2 barazime.