Shtyllë, traversë dhe shumë raste të shpërdoruara/ UEFA zgjedh Lautaron lojtarin e ndeshjes

Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez është përzgjedhur nga UEFA si lojtari më i mirë në fushë në duelin Inter-Benfika, që përfundoi me rezultatin 1-0.

Edhe pse golin e shënoi Turam, vlerësimin maksimal e ka marroë argjentinasi, i cili në pjesën e dytë arriti të godite traversën dhe shtyllën, si dhë shpërdoroi një mori rastesh të pastra, teksa portieri Trubin, i mohoi dy gola të sigurta me pritjet e tij.

Vlen të theksohet fakti se Lautaro po kalon një moment fantastik te Interi, teksa pak ditë më parë realizoi poker në kampionat ndaj Salernintanës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top