Partizani në ndihmë të fëmijëve talasemikë, i bashkohet nismës: Dhuro gjak, shpëto jetë

Partizani, përveç impenjimit në fushën e blertë, angazhohet edhe në fushata të ndryshme sensibilizuese dhe që kanë ndikim në jetën e përditshme.

Nisma e fundit e “ demave të kuq” ka qenë në mbështetje të fëmijëve talasemikë.  Futbollistët e Partizanit dhe pjesëtarë të stafit i  janë bashkuar sot nismës së radhës: “Dhuro Gjak, Shpëto Jetë”, organizuar nga Kryqi i Kuq Shqiptar. Kampionët në fuqi janë bërë sërish pjesë e kësaj nisme humane, teksa kanë dhuruar gjak për tu ardhur në ndihmë fëmijëve që vuajnë nga talasemia.

Postimi i plotë

DHURO GJAK, SHPËTO JETË
Partizani në mbështetje të fëmijëve talasemikë.
Lojtarët e kuq i janë bashkuar sot nismës së radhës “Dhuro Gjak, Shpëto Jetë” organizuar nga Kryqi i Kuq Shqiptar. Kampionët në fuqi janë bërë sërisht pjesë e kësaj nisme humane teksa kanë dhuruar gjak për ti ardhur në ndihmë fëmijëve që vuajnë nga talasemia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top