Presidenti Refik Halili ka pohuar se Orges Shehi është i pezulluar dhe klubi do ta zbatojë kontratën deri në fund me trajnerin durrsak.
Por 46-vjeçari e shikon në këndvështrim ndryshe atë që ka ndodhur sot dhe me një postim në profilin e në “Instagram” i vë “kapakun” gjithçkaje duke e quajtur kapitull të mbyllur bashkëpunimin me Tiranën. Halili dhe klubi e kanë quajtur pezullim, ndërsa Shehi pohon se është shkarkim dhe shpërndan falënderime për gjithë bashkëudhëtarët e tij dhe tifozët bardheblu.
Reagimi i Orges Shehit pas largimit nga Tirana:
“Çdo fillim e ka një fund. Pas shkarkimit më mbetet t’i uroj suksese ekipit dhe të falënderoj të gjithë bashkëudhëtarët e mi në këtë rrugëtim plot sfida. Një falenderim të veçantë për tifozët që na kanë mbështetur kudo dhe kurdoherë”.