Tashmë nuk ka më asnjë dyshim, mesfushori i Juventusit, Pol Pogba ka dalë pozitiv edhe në testin final për testin e dopingut. Sipas asaj që raportohet nga Sky Sport, ka mbërritur rezultati i kundëranalizës së bërë.
Më poshtë është deklarata zyrtare nga Gjykata Kombëtare Anti-Doping:
“Tribunali Kombëtar Anti-Doping komunikon se, në pranimin e kërkesës së propozuar nga Prokuroria Kombëtare Anti-Doping, procedoi pezullimin e sportistit si masë paraprake: Substanca e gjetur: Metabolitë testosterone me origjinë jo endogjene (Rezultatet e GC/c/IRMS janë të pajtueshme me origjinën ekzogjene të metabolitëve). Kontrolli është porositur nga NADO – ITALI”.