Olivie Zhiru u bë heroi i Milanit në sfidën me Xhenoan, me sulmuesin francez që zgjodhi të futej në portë pas kartonit të kuq që mori Majk Menja. Në minutën e fundit, veterani i mohoi një gol të sigurt Xhenoas, duke i dhënë fitoren Milanit në një transfertë të vështirë.
Për këtë ka reaguar dhe vetë Franca, duke bërë një video në “TikTok” ku fuste Zhirun në listën e portierëve së bashku me Areolën, Menjan dhe Samban, teksa shkruante: “Duhet të rregullojmë listën”.