Pas golit në Champions, shënon edhe në kampionat. Muja vjen në superformë te Kombëtarja

Arbnor Muja po kalon një moment të mirë, ku pas golit që shënoi në mesjavë në Champions ndaj ukrainasve të Shakhtarit, sot sulmuesi ka realizuar golin e katërt për Antverpin në fitoren 4-1 ndaj Eupen në kampionatin belg.  

24-vjeçari është një nga risitë e trajnerit Silvinjo dhe sulmuesi kosovar vjen në superformë në grumbullimin e Kombëtares për dy ndeshjet e tetorit, ku padyshim rëndësi ka sfida me Çekinë më 12 tetor. Kampionët e sezonit të shkuar në Belgjikë, Antverp, momentalisht renditet në vendin e katërt në kampionat.

Gjithesi, rëndësi ka që Arbnor Muja vjen me në formë të shkëlqyer dhe shpresohet që këtë gjë ai ta shpalosë me Shqipërinë edhe në ndeshjen e 12 tetorit me Çekinë në “Air Albania”.

(VIDEO)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top