Fiorentina i ka dhënë një leksion të mirë futbolli kampionëve në fuqi të Serisë A, Napolit, të cilët i ka mundur me shifrat 3-1 në “Diego Maradona”, në një stadium që e mbylli duelin me vërshëllima për skuadrën e vet, pak muaj pasi e pa të festonte titullin kampion.
rekalo i dha një avantazh të shpejtë ekipit mik, por vendasit u përgjigjen me anë të Osimhen i cili fillimisht pa t’i anulohej një gol, e më pas barazoi shifrat në fundin e pjesës së parë me një penallti.
Por në pjesën e dytë, Fiorentina tregoi përsëri lojën e saj ofensive duke gjetur rrjetën fillimisht me Bonaventura për të kaluar edhe një herë në avantazh e më pas vulosi suksesin me golin e Niko Gonzalez në shtesë.
Disfata lë Napolin në vendin e pestë, 7 pikë larg Milanit kryesues dhe që tani kanë nisur diskutimet për të ardhmen e trajnerit Rudia Garcia.