I shënoi Shqipërisë në shtator, sulmuesi i Çekisë: Pres me padurim të luajmë në ambient të zjarrtë sepse…

Ndeshja e shtatorit mes Çekisë dhe Shqipërisë pa si protagonist në fushën e lojës Vaclav Çernin. Sulmuesi i Volfsburg ishte ai i cili shënoi golin për skuadrën çeke në barazimin 1-1 dhe para sfidës së kthimit përballë kuqezinjve, duket i motivuar për të përsëritur të njëjtën gjë edhe në Tiranë.

Ai është i ndërgjegjshëm që do të jetë një ndeshje ndryshe nga ajo e një muaji më parë, teksa ka insistuar se atmosfera e zjarrtë në stadium në Tiranë, pritet të motivojë më shumë skuadrën çeke.

“Duhet të përmirësohemi shumë. Edhe pse kemi pak kohë për t’u përgatitur, kam besim se mund të luajmë. Besoj shumë se do të jetë një lojë krejtësisht ndryshe nga ajo e shtatorit. Ambient i zjarrtë? Kam lexuar një intervistë me Kufal se kjo na ekzalton dhe jam dakord me të. Ne kemi një grup të tillë që mjedisi i zjarrtë duhet të na bashkojë. Unë personalisht mezi po e pres me padurim. I gjithë ekipi po e pret me padurim.

Është normale të ndjesh presionin në garën për t’u kualifikuar në Kampionatin Europian. Grupi ynë ka evoluar disi. Është folur shumë tani që e kemi humbur vendin e parë, por e kemi ende në dorë dhe të gjithë jemi të uritur për sukses. Nga lojtarët, te trajnerët dhe stafi… Të gjithë ne që takohemi në këtë grumbullim duam që të shkojmë në EURO 2024. Ne e dimë, e ndiejmë mes nesh dhe nëse dikush nga jashtë nuk mendon kështu, për ne nuk ka rëndësi.

Ne e dimë se po bëjmë më të mirën dhe duam t’ua tregojmë të gjithëve. Presioni është i mirë sepse mund të na bashkojë dhe të tregojë se sa fort po ndjekim objektivin tonë”, tha Çerni para mediave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top