Bastet nxjerrin Çekinë favorite ndaj Shqipërisë/ Ja si do të jetë moti në ditën e ndeshjes

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Çekisë do të luhet në një mot të përshtatshëm. Së pari, temperaturat do të variojnë nga 20 deri 16 gradë celsius. 

Po kështu shi zor se do të ketë, pasi mundësia është 17% dhe ajo mund të jetë në mesditë. Siç shihet gjërat do të jenë perfekte për skuadrën kuqezi.

Edhe pse është ende herët, kompanitë e basteve kanë nxjerrë kuotat për takimin Shqipëri-Çeki, që do të luhet më 12 tetor.

Kuqezinjtë janë të parët në grup me dy pikë më shumë, por sërish Republika Çeke shihet si favorite në këtë ndeshje. Një fitore e tyre ka koeficientin 2.20, ndërsa fitorja e Shqipërisë kuotohet 3.10, ndërkohë që një barazim ka koeficientin 3.00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top