Paraqitjet e Shqipërisë dhe golat spektakolarë të futbollistëve kuqezinj, janë bërë temë kryesore tashmë në rrjetet sociale dhe sidomos adresat zyrtare të UEFA-s. Kjo e fundit i ka kushtuar sot një vëmendje shumë të veçantë kuqezinjve që mposhtën 3-0 Çekinë dhe vazhduan dominimin të shkëputur në kreun e Grupit E.
Fillimisht postimet në adresën zyrtare të UEFA-s për EURO 2024 në Twitter nisën me tifozin i cili lyen fytyrën si shqiponjë, shoqëruar me mbishkrimin “Gati për ndeshjen”.
Fillimisht postimet në adresën zyrtare të UEFA-s për EURO 2024 në Twitter nisën me tifozin i cili lyen fytyrën si shqiponjë, shoqëruar me mbishkrimin “Gati për ndeshjen”.
Më pas e kishte menjëherë radhën mesazhi “Asani përsëri” dhe fotot e golit të sulmuesit që i dha avantazhin Shqipërisë.
Pak më vonë shfaqet përqafimi mes Seferit dhe Dakut, si dhe shkrimi ”Shqipëria po dominon”.
Pastaj një tjetër postim ku shkruhej “Në pole position” me festën e futbollistëve pas fitores.
Dhe sigurisht, goli me video i Asanit. “Jasinr Asani me një tjetër supergol. A është një tjetër kandidat i mundshëm për golin e javës?”, shkruhej në profilin e UEFA-s.