Investigimi rreth Sandro Tonalit vazhdon, me mesfushorin që e pranoi vetë se është i varur nga bastet dhe se këtë gjë e ka bërë shpesh kur ka qenë në Itali.
Por duket se ky skandal mund të thellohet akoma dhe më shumë, pasi dyshohet se mesfushori ka luajtur dhe një bast për disfatën e Milanit, ndërkohë që ai ishte akoma pjesë e kuqezinjve.
Siç bëjnë me dije mediat italiane, Tonali rrezikon të përjashtohet për tre vite nga futbolli i luajtur, por që mund të ulet në 18 muaj duke parë që ai, ashtu si Faxholi zgjodhën të bashkëpunonin me autoritetet.
Kjo do të ishte një goditje e madhe për mesfushorin, që do të humbiste Europianin e ardhshëm nëse Italia do të kualifikohet. Gjithashtu do të ishte një goditje e madhe edhe për Njukasëllin, me klubin anglez që shpenzoi plot 80 milionë euro për shërbimet e italianit që erdhi këtë verë nga Milani./