Ndeshja mes Partizanit dhe Tiranës, e gjykuar nga Eldorjan Hamiti, nuk ishte nga ato sfida, që e detyronte gjyqtarin të bëhej protagonist.
Në përgjithësi kryesori nga Lezha e arbitroi me mjaft autoritet dhe mori vendimet e duhura. Momenti i vetëm i dyshimtë ishte ai i minutës së 10-të.
10′ Mehmeti ndërhyn me një sparkatë shumë të fuqishme ndaj Hilës, që mbetet i lënduar. Hamiti në fund i nxjerr të verdhin. Pamjet tregojnë se ndërhyrja është në limitet e të kuqit, me gjyqtarin, që zgjodhi të menaxhojë situatën, pasi ishin vetëm minutat e para. (VIDEO)
90+2′ Partizani shënon me Mensah, që devijon gjuajtjen e Kekos në hyrje të zonës. Në momentin e parë në stadium u krijuan dyshimet e një pozicioni jashtë loje, por pamjet tregojnë se sulmuesin ganez e mban në lojë Najdovski dhe e bën golin të rregullt. (VIDEO)