VIDEO/ Lëvizje alla-Ronaldo, sulmuesi që debutoi me Shqipërinë fiton penallti në Serinë A

Marvin Çuni shënoi debutimin e tij me fanellën e kombëtares shqiptare të futbollit në grumbullimin e  fundit të kuqezinjve nën urdhrat e trajnerit Silvinjo. Dhe me sa duket kjo i ka dhënë një shtysë që të fillojë të bëhet protagonist edhe me skuadrën e Frozinones në Serinë A.

Sulmuesi shqiptar i ka nisur nga stoli ndeshjet e fundit por sot tregoi në duelin kundër Bolonjës se meriton më shumë hapësira me aftësitë që ka. Ai u aktivizua në minutën e 56 të ndeshjes dhe vetëm pak minuta më vonë, në të 62-ën, fitoi një penallti për ekipin e tij.

Me një lëvizje me thembër, e zakonshme nga Kristiano Ronaldo, Çuni nxori jashtë loje mbrojtësin i cili u detyrua që të përplasej me të në zonë duke e rrëzuar. Gjyqtari pa pamjet me VAR dhe sinjalizoi nga pika e bardhë, me golin që u shënua më pas nga Sule duke shkurtuar diferencën në 2-1, që ishte në fakt rezultati përfundimtar i ndeshjes së sotme.

SHIH VIDEON

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top