Milani regjistron ndeshjen e tretë pa shënuar në Europë dhe situata e grupit kualifikues është ndërlikuar ndjeshëm. Më shumë se sa për humbjen e djeshme, pengjet kuqezi lidhen me sfida e mëparshme, sidomos atë kundër Njukasëllit. Këtë e konfirmon edhe Davide Kalabria që dje u aktivizua në 45 minutat e dyta. Më poshtë, vijojnë edhe deklaratat e kapiteni të “djallit”.
SITUATA – “Jemi të shqetësuar. Ndaj PSG-së është normale që të vuash, sepse është një ekip plot me kampionë e që janë më të gatshëm për këto nivele. Problemi qëndron në faktin se nuk po konkretizojmë raste, teksa rivali i sotëm ka një kampion që çon në portë çdo gjysmë rasti. Ne nuk jemi gjëkundi nga ky aspekt, megjithatë pengjet më të mëdha lidhen me dy ndeshjet e para ku pikët mund të kishin qenë më të shumta”.
FAJI I MILANIT – “Fajet kryesore i kemi vetë, sepse duhet të kishim menaxhuar më mirë disa topa dhe në disa situata nuk ishim të ekuilibruar. Me lojtarë të tillë nuk mund të pranosh për 90 minuta sfida një kundër një. Tani e kam të vështirë të analizoj edhe aspekte të tjera, siç ishin edhe kartonët që morëm në fillim të ndeshjes, megjithatë faji kryesor është yni e duhet të bëjmë më mirë”.
KUALIFIKIMI – “As unë e as shokët e mi nuk besojmë se i kemi mbyllur hesapet me kualifikimin. Duam të vijojmë rrugëtimin tonë dhe do të mundohemi në çdo mënyrë, pavarësisht se gola si ai i dyti nuk duhet të pësohen kurrë. Çdo ditë në stërvitje po na del b.. vendit. Nëse ndonjëri nuk beson, atëherë më mirë le të qëndrojë në shtëpi”.