Akuza e rëndë e Guardiolës: Njerëzit duan që Haland të dështojë, më vjen keq por ky djalosh…

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, u është kundërpërgjigjur të gjithë atyre që kanë kritikuar Erling Haland. Sulmuesi norvegjez shënoi dy herë në fitoren 3-1 ndaj Jang Bojz dhe në fund të sfidës, trajneri spanjoll theksoi se njerëzit kishin filluar që të shpresonin se ai do të dështonte.

“Është e rëndësishme të kesh shanse për shënim, njerëzit duan që ai të dështojë. Më vjen keq, por ky djalosh do të shënojë gola gjatë gjithë jetës së tij, me shanset që ka ai është një kërcënim i jashtëzakonshëm.

Lojtarët kanë nevojë për aftësinë për të gjetur pasimin si Kevin de Bryjn dhe Ilkau Gyndogan. Por ai do të shënojë deri në ditën e fundit që do të luajë futboll”, tha Guardiola pas ndeshjes, duke iu kundërpërgjigjur atyre që kishin kritikuar formën para porte të norvegjezit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top