Odise Roshi ishte protagonist në përmbysjen e madhe që skuadra e tij, Sakarjaspor bëri kundër Altajt në Turqi me rezultatin 1-2.
Në minutën e 54’, mesfushori i Kombëtares depërton nga e djathta dhe hedh një asist fantastik për shokun e tij të skuadrës, i cili e çoi në rrjetë për të rivendosur baraspeshën, teksa në minutat e fundit erdhi dhe goli i përmbysjes.
Kështu Sakarjaspor është futur sërish në zonën “play-off” për t’u ngjitur në Superligën turke.