Një tjetër lojtar i Kombëtares kuqezi drejt Interit? Drejtori teknik, Auzilio e vëzhgon nga afër

Mesfushori i Kombëtares kuqezi, Ylber Ramadani po shkëlqen me Leçen dhe në këtë mënyrë ka rënë edhe në sytë e “big”-ëve të Seria A. Ai po konsiderohet si lojtari kryesor i Leçes duke qenë titullar i padiskutueshëm.

Siç raporton “pianetaleçe.it”, drejtori sportiv i Interit, Piero Auzilio ka qenë në stadium duke parë nga afër takimin ndaj Monzës.  Në atë sfidë, Ramadani ishte i jashtëzakonshëm teksa nuk pushoi për asnjë minutë në fushë.

Nuk do të jetë habi nëse në të ardhmen mesfushori do t’i bashkohej zikaltërve dhe shokut të tij në Kombëtaren shqiptare, Kristjan Asllanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top