Drejtuesit e ndajnë mendjen, ja trajneri që do në stol Partizani

Ndonëse Partizani nuk e ka emëruar ende një trajner në krye të skuadrës pas largimit të Zoran Zekiçit tek Osijeku në Kroaci, drejtuesit e kuq e kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe ai është Orges Shehi.

Klubi kampion shqyrtoi disa emra dhe pa edhe në tregun e jashtëm, por në fund është vendosur që të pritet që Shehi të zgjidhë çështjen kontraktuale me Tiranën dhe më pas të firmosë me Partizanin, që duke parë situatën pozitive që ndodhet skuadra, ka vendosur të vazhdojë momentalisht me stafin aktual dhe në fund të nisë një projekt afatgjatë me Shehin, të cilit pritet t’i ofrohet stoli dhe një vendimmarrje e plotë mbi ekipin.

Në Tiranë për stolin e kuq erdhi edhe Robert Prosineçki, por në fund drejtuesit u tërhoqën për shkak të kërkesave të larta financiare, që ishfutbollisti i njohur kishte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top