Situata para grumbullimit të Kombëtares/ Broja në dyshim, ja gjendja e Ivan Balliut

Të gjithë, duke përfshirë edhe trajnerin e Çelsit, Mauricio Poçetino, e prisnin që të ishte në stol në ndeshjen ndaj Totenhemit, por Armando Broja nuk ia doli dot. Sulmuesi vijon ende të jetë jashtë fushave për shkak të një shqetësimi në gju dhe është duke marrë trajtimin e duhur për një rikuperim sa më të shpejtë.

Broja nuk merr minuta që prej 7 tetorit, ku luajti vetëm në pjesën e parë kundër Bërnlit, takim i fituar nga blutë 4-1. Ka kaluar një muaj dhe sulmuesi 22-vjeçar nuk ndihet ende gati. Kujtojmë që Broja ndjeu një shqetësim në gju gjatë stërvitjes me Kombëtaren shqiptare përpara ndeshjeve të muajit tetor.

Shqetësime të tilla janë disi normale deri diku për një lojtar që qëndron afërsisht 9 muaj jashtë dhe kalon një dëmtim me operacion si ai i Brojës. Kështu që sulmuesi duhet të presë edhe pak për të zbritur në fushë dhe për të kapur formën maksimale.

Por, duhet të presë edhe Silvinjo që ta “shijojë” në fushë, pasi siç gazeta mëson, trajneri me shumë mundësi nuk do ta përfshijë në listën e lojtarëve që do të grumbullojë për ndeshjet e këtij muaji, me Moldavinë, në transfertë në 17 nëntor dhe tri ditë më vonë me Ishujt Faroe, në “Air Albania”.

IVAN BALLIU- Një tjetër panik për Silvinjon ishte edhe mungesa e Ivan Ballit në ndeshjen që Rajo Vajekano barazoi me Real Madridin jashtë fushe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top