Ibrahimoviçi shqiptar: Do të doja të takoja Zlatanin, Frozinone është familja ime

Sulmuesi shqiptar me pasaportë gjermane, Arijon Ibrahimoviç ka dhënë një deklaratë për Corriere dello Sport”, duke u ndalur tek transferimi tek Frozinone dhe Zlatani.

“Kërkoja një skuadër për të luajtur, e kuptova nga bisedat e para me drejtorin Angeloxi dhe trajnerin Di Françesko se ky mund të ishte vendi i duhur. 

Ibrahimoviç është mbiemri im, i familjes sime, çfarë efekti mund të ketë?? Pastaj e di që në futboll Ibrahimoviç është ai tjetri, Zlatan është një nga modelet e mia, si CR7. Por nuk e kam takuar kurrë. Do të doja ta takoja dhe t’i shtrëngoja dorën. Ndoshta do të ndodhë kundër Milanit. Për sa kohë që trajneri më lejon të luaj”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top