EKSKLUZIVE/ “Reja bëri një padrejtësi, Silvinjo shumë njerëzor”, bomberi Sadiku: Ju tregoj si shkruhet historia në Europian

Kjo është intervista më e çuditshme që autori ka real izuar në karrierën e tij. Duke i kërkuar ndjesë lex uesve për përdorimin e vetës së parë (për herë të parë në 19 vite), e vlerësova të arsyeshme ta tregoj edhe zanafillën e saj.

Me Armando Sadikun patëm biseduar në telefon ditën e ndeshjes me Ishujt Faroe më 20 nëntor, për një intervistë në “Panorama Sport” dhe në mbrëmje u takuam rastësisht në stadium. Ishte e pamundur të flisnim aty, sepse radha e tifozëve për të bërë foto me të ishte e pambarimtë. E lamë që do të flisnim ditën tjetër, por kjo nuk u realizua.

Ai madje iu përgjigj me shumë vonesë edhe mesazheve që i kisha dërguar. Në fund, ndoshta i prekur nga egoja e gazetarit që nuk e realizoi dot intervistën që kishte fiksuar në kokë, apo ndoshta sepse për herë të pare Armando Sadiku i linte gjërat pezull, i dërgova një SMS ku i kërkoja që të gjente kohë për intervistën kur të shkonte në Indi. Ndërkohë, më 24 nëntor, në orën 07:37 e mëngjesit, ra zilja e telefonit. Ishte Armando Sadiku.

Intervista:

“Më fal, sa është ora aty?”, – më pyeti.

“Shtatë e mëngjesit”- i thashë, i përgjumur, por ama i lumtur që po e dëgjoja.

“Ndjesë! E lëmë për më vonë” – tha dhe u bë gati ta mbyllte telefonin. Por këtë herë nuk më “shpëtoi” dot dhe nisëm një bisedë si në kohët e vjetra, ku folëm për Indinë, Bolivinë, Spanjën dhe Elbasanin…

Si është eksperienca në Indi?

Mirë. Në fakt kam pyetur shumë njerëz para se të vija në Indi. Ishte një vendim jo i lehtë, por sugjerimet e të gjithë atyre që kishin luajtur më parë këtu ishte pozitiv. M’u desh edhe të vendosja me shumë shpejtësi me thënë drejtën, por mendoj se kam bërë zgjedhje të mirë.

Po, por kjo ju penalizon në Kombëtare disi, apo jo?

Shikoni, jam në një moment të karrierës ku unë duhet të mendoj edhe për familjen time dhe për të ardhmen time. Të gjithë duam të luajmë në klube europiane të rëndësishme, por oferta nga India ka të bëjë direkt me të ardhmen dhe me familjen time. Kam kaluar shumë dëmtime, kam humbur shumë kohë duke u përpjekur të rikuperohem dhe natyrisht kjo më ka penguar në disa gjëra.

A kishit oferta të tjera nga Europa?

Po, padyshim që po. Por nuk krahasohen financiarisht me ofertën që kisha nga klubi Mohun Bagan SG. Thatë se ju desh të vendosnit shpejt për të shkuar te klubi indian.

Mund të na tregoni ndonjë detaj?

Po, e vërteta është se ata më lanë dy javë kohë. Por më pas unë u grumbullova me Kombëtaren dhe isha i fokusuar te Shqipëria. Pasi mbaroi ndeshja kundër Ishujve Faroe në transfertë më kujtuan edhe më thanë: ‘Ke edhe 24 orë kohë. Na thuaj, po ose jo!’ U futa pak në stres me thënë drejtën sepse kisha oferta edhe nga Zvicra, Turqia, madje edhe nga kampionate të tjera, por në fund pranova.

A jeni penduar?

Jo. Ndihem mirë. Ndihem i vlerësuar. OK, është larg si distancë, por kushtet janë të mira. Terrenet dhe infrastruktura gjithashtu të mira. Punoj me një trajner që e kam pasur te Las Palmas dhe gjërat po shkojnë mirë.

Po ndonjë peng tjetër keni?

Jo, në aspektin sportiv jo. Por në aspektin njerëzor, e kam një peng.

Çfarë pengu?

Që gjatë kohës që qëndroi Edi Reja në krye të Kombëtares nuk pata asnjë shans. Ishte torturuese për mua, sepse luaja në Spanjë, luaja rregullisht dhe shënoja edhe gola. Mirëpo nuk më ftoi asnjëherë. Si ka mundësi? Nuk e di, nuk e kuptova kurrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top