Moderatorja Roza Lati ka rrëfyer se momentalisht nuk ka asnjë mashkull në jetën e saj, pasi i ka dhënë fund lidhjes së fundit. Prezantuesja, gjatë një bisede me Rike Roçin, shtoi gjithashtu se nuk do lidhej me asnjë nga meshkujt brenda shtëpisë së BBV pasi nuk dëshiron të krijojë romancë me VIP-a. “Kam qejf që burri të jetë me kostum, jo me streçe”, tha Roza Lati, teksa shtoi se “star jam unë s’ka nevojë të jetë burri”.
Ajo iu rikthye pas të kalurës me Stinen ku deklaroi se dashuria mes tyre ishte e madhe, por fama u dha presion.Roza Lati shtoi se pas eksperiencës me këngëtarin nuk merret më me meshkuj të famshëm. Roza Lati: Nuk kam asnjë jashtë jeta ime. Jam ndarë nga ai që kisha. Zemra ime, unë nuk dua çuna VIP-a, le të jemi ne gocat VIP-at e shtëpisë, ylli i shtëpisë jemi ne femrat. Dy yje në shtëpi, kush do kërkojë famë më shumë? Unë jam pak tradicionale në këtë pjesë. Nuk merrem me çuna ekrani.
Jam marrë unë njëherë me një këngëtarë kur isha 17-vjeçe. Dashuria ishe e madhe por fama të jep shumë presion. E pash si ishte lidhja me një të famshëm edhe unë nuk merrem me të famshëm. Kam qejf që burri të jetë me kostum, jo me streçe. Kur je në ekran do të veshësh pantallona të ngushta, nuk kam asgjë me meshkujt e ekranit, por jam unë “star” s’ka nevojë të jetë burri. Me ja fut vetes, do të hidhem nga ballkoni.” Ndërkohë, në një moment tjetër, gjatë bisedës me moderatorin Meriton Mjekiqi, ajo tregoi se lidhja e saj e fundit ishte në distancë dhe se nëna e saj, aktorja Rita Lati e donte shumë partnerin që kishte në krah.
Moderatorja theksoi se ai nuk ishte me të në momentet më të rëndësishme të saj dhe se dashuria kishte marrë fund rreth një vit më parë, por sërish ai e kërkonte.Ajo shtoi se në fund ish-partneri “më bër një gol që nuk e kapërdij dot”.Roza Lati: Ishte lidhje në distancë, në momentet e mia më të rëndësishme nuk ishte. Në ditët e mia më te zeza, vjen edhe thjesht rri pak, për njeriun që do.
Ma bëri një gol të shëmtuar në fund fare. Kishte kapur edhe Ritën, i lutej që të ktheheshim mbrapsht. Por nuk dua të flas sot për atë gjë, se s’dua të prish muhabetin. Atë golin e tij nuk e kapërdij dot, sepse nuk e dua, iku dashuria këtu e një vit më parë. Kisha një vit e ndarë nga ai, nuk e doja, por më shumë inati dhe më vjen zor, më kapi mamin. I kërkonte mamit të kthehej tek unë dhe Rita e donte shumë atë.