Drini Zeqo largohet nga shtëpia e Big Brother VIP, zbulohet arsyeja

Gazetari i njohur Drini Zeqo është larguar sot nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Mësohet se shkak bëhet një urgjencë familjare.

Lajmi është dhënë nga vëllai i madh, përmes një njoftimi, të cilin e lexoi aktori Julian Deda.

Banorët reaguan menjëherë, ndërsa aktori Deda konfirmoi se nuk po gënjente dhe se Drinit iu desh që të largohej me urgjencë, duke lënë kështu garën për çmimin e madh.

“Për shkak të një urgjence familjare, Drinit i është dashur të lerë shtëpinë. Ai është shumë mirënjohës për kohën që ka kaluar këtu dhe ju uron sukses në rrugëtimin tuaj në vazhdim. Nuk po gënjej. Me largimin e Drinit që ishte lider i shtëpisë ju do të zgjidhni një lider të ri. Në votimin tuaj përfshihen edhe banorë të tjerë të shtëpisë”, lexoi letrën Julian Deda.

 

Drini Zeqo ishte banori i parë që hyri në shtëpinë e madhe të Big Brother Vip 3.

“Dua të ngjis tek publiku dhe pse jo të fitoj. Të dy ndajmë një emocion televiziv, sepse të dy jemi persona ekrani, ajo që doja të nënvizoja është se unë kam, dyfish emocione, sepse rikthehem sërish në Top Channel“, tha Drini ditën që hyri në BBVIP.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top