“Sa fallco që je, pse mashtron”- BBV i tregon komentin e ish-partnerit ndaj saj për marrëdhënien me vajzën, ja si reagoi Ledjona. Çfarë përmbante letra që nuk u lexua?

Në ditët e para të Big Brother Vip Albania, njëra prej banoreve, Ledjona, në një bisedë me Romeon, i rrëfeu këtij të fundit historinë e saj me ish-partnerin dhe marrëdhëniet që ata gëzojnë sot për hirë të vajzës së tyre, kujdesin e së cilës e ka ajo.

Ledjona tha se vajza ka marrëdhënie shumë të mira me të atin dhe gjyshërit e tyre, të cilët jetojnë në Korçë.

Fjalë këto, të cilat u mohuan nga ish-partneri i saj me anë një të komenti në rrjetet sociale  ku shprehej se fjalët e Ledjonës nuk ishin të vërteta dhe se ai nuk ka fare kontakt me vajzën.

Ky koment, i është treguar Ledjonës gjatë spektaklit të mbrëmshëm, ku ajo i ka mohuar gjitha fjalët e ish-partnerit, dhe se fjalë që ajo ka thënë mund t’i vërtetoi vajza e tyre dhe prindërit e tij.

Po ashtu,  Ledjonës iu bë me dije se produksionit i ka ardhur një letër nga ish-partneri i saj, por banorja nuk pranoi që ajo letër të lexohej.

Kujtojmë që pak para nisjes së emisionit, shoqja e Ledjonës reagoi në rrjetet sociale, duke u shprehur se kishte mësuar për letrën që i ishte dorëzuar produksionit, duke u shprehur se ajo letër mban shumë të pavërteta dhe sajesa me qëllim dëmtimin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top