Armando Broja është kthyer në një nga temat më të nxehta në merkaton e dimrit, me sulmuesin kuqezi që shihet pranë largimit nga Çelsit.
Shumë emra janë përfolur nga mediat e huaja që kanë shfaqur interes për 22-vjeçarin e Kombëtares shqiptare, por ende asnjë ofertë konkrete nuk ka ardhur në zyrat e “Bluve” të Londrës.
Së fundmi, media spanjolle “Fichajes.net”, ka raportuar se në garë për Brojën do të futet sërish Milani.
“Djalli” ka nevojë për një sulmues, teksa së fundmi dështoi dhe Moise Ken i Juves, me italianin që zgjodhi të kalojë te Atletiko e Madridit.
Mosha e Olivie Zhiru nuk jep më asnjë garanci, teksa Joviç dhe Okafor nuk kanë bindur. Kështu huazimi i Brojës kthehet si një mundësi shumë e mirë për Milanin, edhe pse Çelsi do ta ketë të vështirë ta lëshojë, nëse kuqezinjtë nuk pranojnë që ta blejnë verën e ardhshme.
Gjithsesi gara nuk do të jetë e lehtë për Milanin, pasi klube të Premier Ligës po përgatisin ofertat për Brojën dhe kërkojnë që të bindin menjëherë Çelsin.