“Olsi është çun i mirë, por nuk është në shijet e mija”- Roza flet për partnerin ideal: Një yll duhet të jetë në shtëpi, nuk lidhem me…

Moderatorja Roza Lati, ka folur me banorët e shtëpisë se si do donte ta kishte partnerin e saj ideal, dhe nëse do lidhej me një person publik.

Teksa është ngacmuar nga banorët për Olsi Bylykun, Roza tha se ai është çun shumë i mirë por nuk është në preferencat e saj si partner.

Ajo tregoi se nuk dëshiron të lidhet me një personazh publik, pasi sipas saj në shtëpi duhet të jetë vetëm një yll dhe jo dy.

“Mendoj se shtëpia një yll duhet të ketë, jo dy. Person publik lë të jem unë s’ka pse të jetë edhe burri, të bëhemi dy yje në shtëpi”, tha ajo.

Ndër të tjera ajo ka treguar nuk ka shije që të lidhet me persona publik, pasi e ka pasur një marrëdhënie të tillë kur ka qenë më e vogël.

Pjesë nga biseda:

Roza: Juli o do të më lidhi, o plas. Të më bëjë me të dashur.

Juli: Të thash vëri gishtin… këtë

Roza: Edhe shkon direkt shkesia. E ke bërë shpesh herë këtë, të ka ngjit?

Juli: Po këtu brenda moj

Roza: Olsi është shumë çun i mirë, por nuk është në shijet e mija si partner. Nga dita e dyte ose e tretë the që Roza nuk ka në plan të lidhet me dikë këtu brenda, nuk është në strategjinë time të lojës. Mua lidhjet këtu në BBV më duken si shpëtim i litarit nga mbytja.

Gazi: Ka dhe lidhje që kanë funksionuar.

Roza: Po kanë funksionuar, por mendoj se shtëpia një yll duhet të ketë, jo dy. Unë nuk kam shije që të lidhem me persona publik, jam lidhur njëherë e vogël edhe e kam lënë aq.

Person publik lë të jem unë s’ka pse të jetë edhe burri, të bëhemi dy yje në shtëpi. Partneri im duhet të jetë seriozi, me punën jashtë punës time, kështu më pëlqen. Nëse Juli do të më lidhi më duhet që unë të rri këtu gjatë e gjatë, ose më një gur të vrasi dy zogj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top