“Femër e paedukatë”- Debat mes Rozës dhe Ledjonës në BBVIP: Je më mosmirënjohësja dhe më e shtirura që njoh këtu

Një debat është zhvilluar mes Roza Latit dhe Ledjona Xheladinajt në Big Brother Vip 3. Roza e ka cilësuar Ledjonën vajzë pa edukatë, ndërsa kjo e fundit i është drejtuar duke i thënë se është njeriu më mosmirënjohës që njeh.

Debati mes tyre ka nisur që prej mbrëmjes së djeshme dhe ka vijuar edhe sot.

Pjesë nga diskutimet mes tyre:

Roza: Ledjona, na ke lënë gojëhapur

Ledjona: Prit o Roza, qetësohu, pi kafen njëherë

Roza: Merr veten njëherë, të ka ikur fytyra

Ledjona: Kë quan ikje fytyre, më thuaj pak

Roza: Ja ashtu si e ke

Ledjona: Pse ik, mos ik

Roza: Nuk po ik, do ulem në kolltuk ta pi kafen këtu jo aty me ty, e paedukatë femër

Ledjona: Mirënjohjen time ti s’e ke parë në ëndërr

Roza: Kur të ofendosh, sigurohu që të jesh vetë e paprekshme në atë gjë

Ledjona: Ti je më mosmirënjohësja që njoh këtu, më e shtirur, o drama! Largohu Jul se do ta dhunosh pastaj dhe ku i dihet

Roza: Hec mi zogëz, hec mi goc

Ledjona i drejtohet Julit: Largohu se kemi prime sonte

Roza: Mbrëmë më bëre përshtypje, realisht

Ledjona: Tjetër çfarë të ka bërë përshtypje/ Vetja të ka bërë përshtypje?

Roza: Patjetër

Ledjona: Ndihesh mirë me veten?

Roza: Top, shif e shkruaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top